Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja 2-muajshe nga Korça Vrasesi i palestinezit Anuar Rizik konsiderohet një profesionist, jo
vetëm nga mënyra se si arriti të vinte mekanizmin e lëndës shpërthyese
në portën e tij, por edhe për lëvizjet që ka kryer gjatë mesnatës së 9
majit në rrugen “Budi” ne kryeqytet.
Gjate veprimeve hetimore, policia ka arritur te siguroje rregjistrimet e disa kamerave te subjekteve private ne zonen ku ndodhi krimi, duke verejtur levizjen e te pakten 40 automjeteve ne ate rruge, ne harkun kohor te tre oreve kur ndodhi dhe ngjarja, por qe ende nuk mund te bjere ne gjurmet e vrasesit. Policia ka shoqeruar pothuajse te gjithe deshmitaret e mundshem te asaj mbremjeje qe pa dijenine e tyre, mund ta kishin shquar vrasesin, i cili mund te kete levizur ne kembe per te kryer kete krim.
Â
Dyshimet policore flasin per nje njeri qe ka marre masat duke u kujdesur qe t’u fshihet kamerave te sigurise gjate vendosjes se eksplozivit. Puna hetimore veshtiresohet akoma edhe me teper, kur sipas te dhenave paraprake,Anuar nuk ishte konfliktuar pothuajse asnjehere me banoret e zones ne fshatin Zalle, nga ku buron pista kryesore e hetimit se vrasja jo vetem e ka origjinen aty, por edhe ekzekutori eshte banor i ketij fshati.
Tabulatat telefonike te Anuar nuk tregojne per asnje mesazh kercenues, ndaj tij personalisht, nderkohe qe pothuajse te gjithe drejtuesit e tjere te fabrikes se çimentos ne Fushe-Kruje kane marre mesazhe te tilla nga fshataret e zones. Rizik, sipas deshmive ishte nje balance e drejtuesve te fabrikes me punetoret dhe banoret e zones, te cilet deri nje vit me pare merrnin nje pagese prej 70 mije lekesh ne muaj si demshperblim per ndotjen e zones, si edhe per pretendimet ne pronesine e tokes. Ekspertet e shohin te veshtire ecurine e hetimeve, per te zbuluar kete krim, pasi edhe pergjimet ne zone nuk sollen asnje dobi ne favor te tyre.
Top Channel