Burgaj pret numrin dy të policisë italiane

16/05/2012 16:10

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj priti të mërkurën në Tiranë nëndrejtorin e policisë italiane, Francesco Cirilo.

Në një konferencë për mediat, Burgaj deklaroi se, për këdo që kryen krime, si në territorin shqiptar ashtu edhe në atë italian, vënia përballë organeve të drejtësisë dhe dënimi është i padiskutueshëm.

Burgaj gjatë takimit evidentoi fkatin se kohët e fundit janë ekstraduar në Itali 74 shtetas shqiptarë që kanë kryer krime të rënda në vendin fqinj.

Ndërsa Cirilo tha se, bashëpunimi mes dy vendeve ka nisur që në kohët më të vështira dhe tashmë sipas tij, Shqipëria dhe Italia kanë bashkëpunim në fushën e kontrollit të territorit, të investigimeve dhe të inteligjencës.

Në fund të këtij takimi, numri dy i policisë italiane firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me homologun e tij Agron Kulicaj.

Kjo marrëveshje konsiston në bashkëpunimin e mbikëqyrjes detare e ajrore, si dhe në monitorimin e territoreve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA