Pavarësisht faktit se zgjedhja e presidentit të nuk është një kusht i 13
për integrimin europian të Shqipërisë, ministri danez për Europën
Nicolai Wammen, u shpreh se BE do të ndjekë nga afër të gjithë procesin.
“Si një provë të parë e cila duhet të kalojë me sukses” kështu e ka vlerësuar ai zgjedhjen e kreut te shtetit.
“Nëse më pyesni nëse do i ndjekim me vëmendje zgjedhjet për Presidentin, sigurisht që do i ndjekim dhe kemi pritshmëri të mëdha dhe standarde të larta në lidhje me atë që do të ndodhë, ndaj bëhet fjalë për përgjegjshmëri të madhe për politikanët në Shqipëri. Ne presim që politikanët shqiptarë të justifikojnë këtë pritshmëri tonën”, tha Wammen.
Gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, Top Channel e pyeti ministrin Wammen se cilat do të jenë pasojat nëse klasa politike nuk do të realizojë më sukses reformën zgjedhore dhe parlamentare.
“Shqipëria do të gjykohet në bazë të meritave të saj. Të keni një sistem zgjedhor që të mbështetet në vlerat demokratike dhe të gëzojë besimin e të gjithë popullit për të garantuar një demokraci funksionale. Mesazhi i BE është shumë i qartë, 24 maji do të jetë prova e parë e këtij zhvillimi. Siç e ka theksuar zoti Fyle, edhe unë si kryetar i Presidencës së Radhës, e theksoj se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje për çështjet kryesore. Është në dorë të Shqipërisë që të realizojë këtë përparim që BE pret, të cilën ne do e shqyrtojmë në raportin e vjeshtës”, tha Wammen.
Zëvëndëskryeministri Haxhinasto u shpreh optimist se klasa politike shqiptare do të mund ta gjejë gjuhën e përbashkët ne plotësimin e prioriteve të BE-së.
Top Channel