Michael Ballack ka deklaruar se Bayern Munchen është favorit për fitoren e Ligës së Kampioneve ndaj Chelsea për arsye se luan në stadiumin e tij.
Ish-lojtari i bavarezëve dhe i Bluve të Londrës theksoi për fifa.com: “Kam kaluar shumë mirë tek të dy klubet dhe kam kujtime të mira nga të dyja etapat. Për këtë arsye i uroj fat edhe Bayern, edhe Chelsea, por mendoj se gjermanët janë më favoritë sepse luajnë në fushën e tyre.”
“Gjithashtu londinezët kanë shumë mungesa të rëndësishme për finalen. I mungojnë dy qendërmbrojtësit (John Terry dhe David Luiz) dhe dy mesfushorët shkatërrues (Raul Meireles dhe Ramires). Një ekip si Chelsea e ka të vështirë zëvendësimin e lojtarëve të tillë”, shtoi nënkampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2002.
Në fund, Ballack mendon se ky trofe do të jetë edhe më i veçantë për të dy klubet duke u nisur nga fakti se kanë dështuar në kampionatet respective.
Top Channel