Obama sulmon Romney për punësimin

15/05/2012 00:00

Stafi elektoral i presidentit amerikan Barack Obama ka publikuar një
reklamë përmes të cilës kërkon të shfryjë rekordin e punësimit të
kandidatit rival Mitt Romney.

Videoja tregon disa ish-punëtorë të një impianti çeliku që u ble dhe më pas u mbyll nga “Bain Capital”, firma private e bashkëthemeluar nga zoti Romney.

“Ishte si një vampir. Ata erdhën dhe na thithën të gjithë jetën neve”, thotë në reklamë një ish-punëtor i impiantit të çelikut.

Zoti Romney ka sulmuar vazhdimisht presidentin për dështimin në krijimin e vendeve të punës. Kredencialet e biznesit të Ish-guvernatori i Masaçusetsit shihen si thelbi i mesazhit të fushatës së tij elektorale.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se reklama e gjatë dy minuta do të transmetohet në pesë shtete të konsideruara si fushë beteje, konkretisht në Ajoua, Ohajo, Pensilvani, Virxhinia dhe Kolorado.

Fushata gjithashtu transmetoi një version prej 6 minutash online dhe lançoi nëj faqe interneti posaçërisht për të kritikuar punën e zotit Romney.

Reklama e re trajton një temë të përdorur më herët gjatë vitit nga një grup mbështetësish të ish-kandidatit të mundshëm për president, Newt Gingrich.

Një video e gjatë gjysmë ore, që quhet “Kur Mitt Romney Erdhi në Qytet”, u publikua në janar dhe e portretizonte ish-guvernatorin si një “agresor korporatash”, që shkatërroi mijëra vende pune duke akumuluar përfitime të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA