“Moody’s” zhvlerëson bankat italiane

15/05/2012 00:00

Agjencia e kreditimit “Moody’s” ka shkurtuar normat e interesit për 26
banka italiane, përfshirë më të mëdhatë e Italisë, “Unicredit” dhe
“Intesa Sanpaolo”.

Ekonomia e Italisë po tkurret, ndërkohë që qeveria po përpiqet të reformojë sektorin publik të vendit. Agjencia thotë se bankat po bëhen gjithnjë e më të cënueshme nga reçesioni i Italisë dhe efektet e masave qeveritare anti-krizë.

Bankat “Unicredit” dhe “Intesa Sanpaolo” shpresojnë për një të tretën e aseteve të tregut bankar italian. Të dyja atyre iu reduktua vlerësimi në nivelin A3 nga A2 që kishte qenë më parë, ka bërë të ditur “Moody’s”.

Disa nga bankat e tjera panë gjithashtu normat e interesit t’i shkurtoheshin me katër nivele. Gjithashtu, të gjitha bankat janë vendosur në një trend negativ, që do të thotë se niveli i tyre mund të zhvlerësohet edhe më tej.

“Normat e bankave italiane janë tani më të ulëtat në radhët e vendeve të avancuara të Evropës, gjë që reflekton ndjeshmërinë e bankave ndaj ambjenteve të pavaforshme ekonomike në Itali dhe Evropë”, thotë “Moody’s” në një deklaratë.

“Bankat janë të cënueshme edhe nga reçesioni i ringjallur në Itali, duke pasur parasysh problemin e theksuar të huave dhe mungesën e përfitimeve”, shton më tej instituti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA