Hollande, pas betimit bisedime me Merkel

15/05/2012 04:30

Francois Hollande do të betohet si presidenti më i ri francez dhe menjëherë më pas do të hidhet në bisdimet për krizën e borxhit në Europë.

Hollande do të marrë pjesë në një ceremoni përurimi në Pallatin Elize, së bashku me Presidentin në largim, Nicolas Sarkozi.

Por vetëm pak orë më pas ai do të jetë i pranishëm në Gjermani për t’u takuar me Kancelaren, Angela Merkel.

Udhëtimi thekson edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve gjermano-franceze në Evropë në një kohë tejet të trazuar.

Takimi vjen në mes të një vakumi politik në Greqi, me parashikimet se shteti helen mund të dalë nga euro dhe me frikën e rënies së bursave.

Si dy ekonomitë dhe kontribuesit më të mëdhenj të fondit të shpëtimit në eurozonë, Gjermania dhe Franca janë vendimmarrësit kyç mbi strategjinë që supozohet të nxjerrë Europën nga kriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA