Britani, nën akuzë ish-redaktorja e “NOW”

15/05/2012 00:00

Ish-redaktorja e “News of the World”, Rebekah Brooks dhe bashkëshorti i
saj, Charlie, janë akuzuar nga autoritetet britanike për komplot me
qëllim pengimin e drejtësisë në hetimin e skandalit të përgjimeve.

Tre anëtarë të stafit të zonjës Brooks dhe shefi i sigurisë së “NOW”, Mark Hanna, janë akuzuar gjithashtu nga autoritetet për të njëjtën vepër penale.

Akuzat lidhen me një sërë veprimesh të kryera në korrik të vitit të kaluar, kur policisë i janë fshehur dokumente dhe kompjutera të redaksisë.

Ish-redaktorja dhe bashkëshorti i saj tha në një deklaratë se: “Ne e dënojmë këtë vendim të dobët dhe të padrejtë”.

Akuzat janë të parat që ngrihen pas një hetimi që zgjat prej 18 muajsh, ku mbi 40 persona të tjerë mbeten nën “lenten” e policisë.

“Sot në mëngjes ne u informuam nga zyra e prokurorit se po akuzohemi për pengim të kursit të drejtësisë”, ka deklaruar çifti.

Duke njoftuar vendimin për ngritjen e akuzave ndaj gjashtë personave, një zyrtare e prokurorisë britanike tha se qëllimi i publikimit të tyre është për të bërë transparencë para qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA