Të hënën pasdite, Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian do të
zhvillojë një seancë dëgjimore me Ministrin e Jashtëm, Edmond
Haxhinasto, Ministren e Integrimit Majlinda Bregu dhe kreun e Komisionit
të Integrimit, Ditmir Bushati.

Kjo është hera e parë që Parlamenti Europian organizon, në bashkëpunim më Misionin e Shqipërisë pranë BE-së, një ballafaqim, në nivel të tillë, me përfaqësuesë të shumicës qeverisëse dhe opozitës.

Haxhinasto, Bregu dhe Bushati ndodhen në Bruksel në kuadër të Këshillit të 4-t të Stabilizim Asocimit BE Shqipëri, i cili mbahet të martën.

Në këtë takim vjetor të nivelit më të lartë përfaqësues ballafaqohen qëndrimet e palëve në lidhje me nivelin e përmbushjes nga Shqipëria të detyrimeve për integrimin europian.
 

Top Channel