
Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga skadimi mandatit të Komisionit
Parlamentar të Reformës Zgjedhore, ajo që dihet me saktesi është se
reforma nuk është realizuar.
Por, pritet që sot në ora 18:00, anëtarët e tij të mblidhen nga ku do të diskutohen disa ndryshime në dy kapitujt për numërimin elektronik dhe leximin e kartave të identitetit. Këto ndryshime vijnë pas një ndërhyrje të papritur të ekspertëve të ODIHR, të cilët janë kundra numërimit elektronik.
Ndërkaq, ngërci në të cilin është futur ky komision për kapitujt e reformës zgjedhore që lidhen me procesin e ankimimit dhe përbërjen e KQZ-s duket se nuk do të marrë një zgjidhje në mbledhjen e sotëme, pasi nuk janë pjesë e axhendës.
PS mbetet e vendosur në propozimin e saj që të ndryshohet vetëm mënyra se nga propozohet anëtari i shtatë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke lënë të pandryshuar formulën aktuale të propozimit nga partitë të 6 anëtarëve të tjerë që i përkasin 3 mazhorances dhe 3 opozitës.I shtati, ai që përcakton se kush do të ketë shumicën në KQZ, sipas Partisë Socialiste, nuk duhet të propozohet më nga partitë, por nga 4 organizma: Avokati i Popullit, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Dhoma e Avokatëve.
Partia Demokratike nuk ka një propozim të vetin sepse deri tani ia ka lënë socialistëve sjelljen e formulimeve për ndryshimin e Kodit. Nuk përjashtohet mundësia që ky komision për të dytën herë t’i kërkojë kohë shtesë Parlamentit, në përmbushjen e misionit të tij.
Top Channel