PS thërret Bashën në raport në Këshillin Bashkiak

14/05/2012 00:00

Këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak do t’i kërkojnë spjegime
në një mbledhje të posaçme kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, ne lidhje
me blerjen e Hidrocentralit të Lanabregasit, nga Ndermarrja e
Ujesjellesit, që varet po nga Bashkia.

“Ne si këshilltarë të opozitës jemi thellësisht të shqetësuar, kur gjendemi përballë faktit të kryer, ndërsa mbi 15 milionë euro trajtohen si pronë private. Në fakt kemi të bëjmë me një akt blerje, mes dy subjekteve që janë pasuri publike, si përsa i përket Ujësjellësit të Tiranës, institucion i Bashkisë, ashtu edhe  hidrocentralit të Lanabregasit. Mbi çfarë baze e procedure ligjore është bërë marrëveshja e blerjes së këtij hidrocentrali? Si është bërë përzgjedhja e kompanisë fituese? Sa janë interesat e kredisë dhe vlera totale e këtij transaksioni? A ka patur procedurë përzgjedhëse për një variant më të mirë dhe më të lirë? Për të gjitha këto pyetje dhe të tjera që lidhen deri edhe rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, kërkojmë as më parë një seancë të posaçme, ku zoti Basha t’u përgjigjet qytetarëve të kryeqytetit”, tha Aldrin Dalipi, kryetar i Grupit të Këshilltarëve socialistë.

Vetem pak dite me pare u be e ditur nje marrëveshje per blerjen e HEC-it të Lanabregasit, nga Ndermarrja e Ujesjellës-Kanalizimeve, me nje çmim prej 15 milionë eurosh. Nderkohe socialistet shikojne kete si aspak transparente, kur Ndermarrja e Ujesjellesit deri me tani eshte deklaruar me humbje dhe nga tjetër, shitja e HEC-it të Lanabregasit duhej t’i nënshtrohej një konkursi të hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB