
Gjatë konferencës rajonale mbi gjyqësorin, ku merrnin pjesë 14 kryetarë
të gjykatave të larta të vendeve të ndryshme, Presidenti i Republikës
Bamir Topi e vuri theksin tek pavarësia e gjyqësorit dhe integriteti i
gjyqtarëve, si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimet e interesave të
politikes mbi sistemin e drejtësisë.
“Në përpjekjet e kalimit nga një shoqëri e privuar nga demokracia dhe liritë individuale në një shoqëri ku mbizotërojnë parimet e konstitucionalizmit dhe të shtetit ligjor, puna dhe kontributi i sistemit të drejtësisë janë të pazëvendësueshme. Por, natyrisht kjo gjë nuk është e lehtë. Në një shoqëri ku interesat e politikës apo forma të tjera presioni mbi pushtetin gjyqësor kërkojnë të imponojnë vendimmarrjen dhe anësinë e institucioneve të drejtësisë, janë vetë gjyqtarët ata që duhet të ruajnë të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, pavarësinë e institucioneve të demokracisë, dhe parimin e ndarjes së pushteteve.
Shpesh, këto parime janë delikate dhe të vështira për t’u gjetur në formë të shkruar në Kushtetutë apo në ligje të tjera, por, për këtë arsye puna e gjyqtarëve është e bukur dhe e vështirë”, tha Topi.
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu i është rikthyer sërish çështjes se imunitetit të gjyqtarëve dhe të politikanëve, si një pengese për hetimet, por që ndikon edhe në perceptimin e publikut. Pavaresisht se për kufizimin e imunitetit diplomati amerikan ka bere apel disa here ne kohe te ndryshme deri me tani, gjithçka ka mbetur në nivel deklaratash.
“Dua gjithashtu te prek nje çeshtje, që nuk e di ne vendet tuaja a eshte cekur, por qe ne Shqiperi eshte nje çështje problematike. Pra eshte çështja e imunitetit gjyqesor. Ne kete vend dhe ndoshta, ne disa prej vendeve tuaja, gjyqtaret,parlamentarët dhe zyrtaret e tjere te larte gezojne nje imunitet shume te gjere. Jo vetem prej ndjekjes penale, por edhe te qenit i hetuar. Asnje hetim nuk mund te zhvillohet perderisa nuk eshte hequr imuniteti, duke shkaterruar keshtu fshehtesine e nevojshme per hetime te suksesshme penale. Nese deshironi te permirësoni perceptimin e publikut per gjyqesorin, atehere gjyqtaret nuk duhet te jene mbi ligjin, qe do te thote veçanerisht mbi ligjin penal”, tha Arvizu.
Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj ngriti shqetesimin e bllokimit te reformave ligjore, te cilat kane ndikuar ne punen e perditshme ne gjykata.
“Rruga shpesh paraqitet e veshtire, pasi gjyqesori shqiptar ende vuan efektet negative të debateve sociale, institucionale dhe politike.Korrupsioni dhe dobesia e institucioneve trajtohen si probleme kryesore, qe rrjedhin nga sistemi i drejtësisë. Bllokimi i reformave, mungesa e vëmendjes së ndërveprimit me dy pushtetet e tjera kanë krijuar probleme në mbarevajtjen e punës së perditshme nëpër gjykata. Mungesa e reformave kligjore, buxhetet e pamjaftueshme dhe mungesa e një pavarësie efektive në menaxhimin e tyre krijojnë efekte të drejtpërdrejta në shërbimet ndaj qytetarëve, duke krijuar premisa të mundshme për të cënuar procesin e rregullt ligjor”, tha Becaj.
Top Channel