Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja 2-muajshe nga Korça Agjencia Rajonale e Mjedisit do të shkatërrojë të gjitha furrat e prodhimit të gëlqeres në zonën e Fushë-Krujës dhe veçanërisht në fshatin Halil.
Agjencia Rajonale e Mjedisit të Qarkut Durrës, që kontrollon këtë zonë ka bërë kontrollet e fundit dhe ka nisur njoftimet për shkatërrim të furrave që përdorin si lëndë djegëse gomat dhe plastiken duke ndotur masivisht mjedisin.
“Në kemi organizuar një kontroll në të gjithë territorin e Krujës dhe është konstatuar që në fshatin Halil 2-3 furra gëlqere, nga 10 që janë në këtë fshat, janë gjetur mbeteje të telave të gomave, cka do të thotë që në raste të vecanta janë përdorur gomat. Përfundimisht për këto raste jemi të detyruar të marrim masën e prishjes. Jemi në fazën e përgatitjes së dokumentacionit ligjor për të gjitha subjektet kemi lënë akt-pezullimin. Shumë shpejt do të realizohet prishja e tyre”, thotë Ramazan Kalija, drejtus i ARM në Durrës.
Disa herë Inspektoriati Ndërtimor ka ndërhyrë në zonë duke shkatërruar disa prej furrave, por fenomeni i tymit të zi që mbulon gjithë zonën deri në Tiranë nuk është ndalur asnjëherë.
Top Channel