“AK”, protestë për votat e emigrantëve

13/05/2012 00:00

Aktivistë të Aleancës Kuqezi organizuan një protestë të sinkronizuar në disa kryeqytete të Europës ditën e dielë, në mbështetje të votës së emigrantëve.

Nga Roma, Londra, Brukseli dhe kryeqytete të tjera, qindra mbështetës të lëvizjes kërkuan që çdo shqiptar të ketë të drejtë të votojë, pavarësisht vendit ku ai banon.

Në një deklaratë për mediat, “AK” vlerësonte se “sistemi aktual është një monopol që lejon dy partitë më të mëdha në vend që të ruajnë monopolin e tyre në politikë, në të njëjtën kohë që shtrembëron përfaqësimin e vërtetë në Parlament”.

Sipas “Aleancës Kuqezi”, “2 milionë emigrantët janë abuzuar në këto 22 vite, pasi emrat e tyre jaën vjedhur e përdorin articialisht nga pushteti për të shtuar vota të paqëna. Ka ardhur koha, që në emër të emigrantëve të mos votojë më Berisha për vete, por të hedhin votën në kuti vetë ata”.

Deklarata e “AK”-së përfundonte me një thirrje për “ndryshimin e regjimit” dhe për të drejta të barabarta për të gjithë shqiptarët kudo që ata të ndodhen.

AK, Bruksel

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi në Bruksel zhvilluan një protestë simbolike përpara zyrave të Misionit shqipëtar pranë Bashkimit Europian. 
 
Bajram Koboci, organizator i AKZ në Belgjikë:

“Brenda disa ditëve në Parlamentin shqipëtar kalon kodi elektoral dhe kjo protestë bëhet për votën tonë, e cila na është mohuar në 22 vjetë demokraci siç thotë dhe parrulla jonë”.
 
Vate Sokoli, emigrant në Bruksel:

“Ne mendojmë se nuk është çështje buxheti, por vullneti politik, çështje organizimi, sepse në ato qindra milionë e deri miliarda euro që emigrantët çojnë e shpenzojnë atje,  nga kjo tortë kaq e madhe, t’a ndajnë një thelë të vogël, se mjafton që 2-3 makina lluksoze mos t’i blejë qeveria, vlerë 1 milionë e ca, e çështja rregullohet”.

Sipas pjesmarrësve, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut nuk duhet të konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë, duke u privuar nga e drejta e votës.

AK, Londër

Ashtu si edhe në disa qytete kryesore evropiane, aktivistët e Aleancës Kuq e Zi protestuan sot në Londër përpara Ambasadës së Shqipërisë. 

Shqiptarët e Britanise thanë përfaqësuesit e Aleancës në këtë protestë kërkojnë që edhe Shqipëria si shumica dermuese e vendeve evropiane te lejojne shtetasit e vetë që jetojnë jashtë të ushtrojne të drejten e tyre legjitime te shprehjen se vullnetit politik përmes votës.

Perfaqesuesi i Aleances Kuqezi në diaspore, organizator i protestës në Londer z. Asllan Musta e cilëson sistemin aktual shtrembërim të përfaqësimit të vërtetë në Parlamentin shqiptar .

“Aleanca Kuq e Zi kërkon që për 100 Vjetorin e Pavarësisë, ta ndreqim këtë padrejtësi.  Diasporës shqiptare duhet t’i jepet e drejta e lirisë së shprehjes së vullnetit të tyre të lirë, përmes votimit ku të gjithë qytetarët te jenë të barabartë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, tha Asllan Musta, përfaqësues i Aleancës Kuqezi në diasporë.

Aleanca Kuqezi në Britani ka formuluar edhe një peticion online për këtë cështje . Ndërkohë Top Channel kërkoi edhe prononcimin e kryediplomatit shqiptar në Londër z. Mal Berisha.
 
“Kjo është një protestë e ligjshme e cila buron nga të drejtat që të ofron ky vend. Kërkesën e paraqitur nga deputeti anglez  pas një kërkese të një shtetasi të vetëm shqiptar ne e kemi kaluar pranë komisonit dy palësh rë reformës zgjedhore në Tiranë e cila do duhet të marrë zgjidhje në vendin e sovranit, në parlamentin shqiptar”, tha Mal Berisha, kryediplomat shqiptar në Londër.  

Top-Channel ne Londer  ka mesuar se kerkesa e Aleances, perms nje shtetasi shqiptar, njekohesisht aktivist i njohur i Aleances dhe komunititit shqiptar ne Britani Dritan Dema,  ka mbritur edhe ne zyren e Ministrit britanik per Ervopen, z. Lidington, madje ka siguruar letren e kembimit  te Ministrit me nje parlmentar britanik per kete shqetesim  te perfaqesuesit te Aleances Kuqezi ne Britani.

AK, Itali
 
“Shqiptarët e emigruar, 22 vjet pa votuar”. Me këtë slogan aktivistë të Aleancës Kuq e Zi protestuan në mënyrë paqësore përpara ambasadës shqiptare në Romë.

Grupe emigrantësh të ardhur edhe nga qytete të tjera italiane u mblodhën në Romë për të kërkuar të drejtën për të votuar, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta, por që sipas tyre është praktikisht e shkelur.

Punëtorë apo studentë, të rinj disa prej të cilëve nuk kanë votuar kurrë as në Shqipëri as në Itali, u rreshtuan përpara selisë diplomatike shqiptare me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Me dëshiren për t’u ndjerë të barabartë me bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri dhe për të dhënë kontributin e tyre në jetën politike shqiptare.
 
Në fushatën e tyre për të kërkuar të drejtën e votës për emigrantët, Aleanca Kuq e Zi ka gjetur mbështetjen edhe të disa eksponentëve të politikës italianë të cilët janë angazhuar për të transmetuar përvojën e Italisë, vend që ka miliona emigrantë, vota e të cilëve transmetohet në rrugë telematike në çdo takim zgjedhor.
 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA