Shëndetësia, Berisha: Të ndryshojme menaxhimin

11/05/2012 00:00

Duke qene se shërbimi shëndetësor në vend vazhdon të jetë problematik
dhe cilësia e kushteve në spitale vazhdon të jetë sfiduese, kryeministri
Sali Berisha beson se gjendja mund të ndryshojë vetëm nëpërmjet
reformimit të sistemit shëndetësor.

Ne Konferencen e pare Kombetare per Politikat Shendetesore te organizuar edhe ne bashkepunim me OBSH, kryeministri Berisha mbrojti idene se situata nuk mund të përmirësohet vetëm duke rritur buxhetin, por duke ndryshuar mënyrën e menaxhimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët.
 
“Problemi unë madhor nuk vjen nga mungesa e specialistëve, problemi ynë ka qenë menaxhimi. Ne erdhëm nga sistem shumë i keq menaxherial dhe pa menaxhim nuk ka sukses. Nuk mund të përballohen nevojat shëndetësore pa një menaxhim të mirë. Është i gabuar mendimi se do të mund të përballohen duke rritur vazhdimisht buxhetin. Ato do të mund të përballohen plotësisht, duke shfrytëzuar në mënyrën më racionale, fondet e disponueshme. Duhet të përgatitet një plejadë e re menaxherësh, të cilët të kenë përgjegjësitë e menaxhimit të këtij sistemi”, tha Berisha.

Nuk eshte ende e qarte nese menaxhimi i qendrave shendetesore publike do te jete privat apo jo, por kryeministri Berisha tha se kishte mbeshtetur idene e Dekanit te Fakultetit te Mjekesise per te krijuar nje fakultet apo dege te re per Menaxhimin Shendetesor.

Top Channel