Një avion pasagjerësh që i përket një kompanie fulturimi ruse, u zhduk nga radarët teksa ishte duke fluturuar në qiejt mbi Indonezi.
Sic njofton agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti, në bord ndodheshin 44 pasagjerë, 8 prej të cilëve të kombësisë ruse, ndërsa pjesa tjetër ende nuk është konfirmuar.
Avioni u nis nga Xhakarta por humbi gjurmët mbi rajonin e Bogorit, në në perëndim të Ishujve Java. Sipas autoriteteve indoneziane, pilotët e avionit kërkuan leje për të zbritur nga 3048 metër lartësi në fluturim, në 1800 metër. Pas kësaj avioni është zhdukur nga radarët në një zonë të thellë malore.
Dyshohet më e keqja; avioni të jetë përplasur në tokë ndaj dhe autoritetet indoneziane kanë nisur kërkimet në një zonë të gjërë, ku besohet se mund të tjetë rrëzuar.
Top Channel