Vlorë, tenton të vetëdigjet me benzinë

09/05/2012 00:00

Një 67-vjeçar është shpëtuar të mërkurën nga policia në Vlorë pasi kërcënonte të vetëvritej duke u djegur me benzinë.

I moshuari, Shezai Skenderi kishte me vete nje çante me disa bidona me benzinë dhe ka qendruar ne rruge duke u lyer disa here me benzine por pa provuar te perdorë zjarr. Policia ka mberritur menjehere prane tij se bashku me nje automjet zjarrfikes, qe do perdorej ne rast nevoje. Per minuta te tera eshte tentuar te negociohet me personin e moshuar, por ka qene e pamundur.

Para mberritjes se policise i moshuari eshte perpjekur te komunikoje me gazetaret, duke shprehur pakenaqesine se perse ai dhe dy femijet e tij shoqeroheshin shpesh nga policia, nderkohe i moshuari tregoi ne vendin e ngjarjes disa dokumenta dhe nje fotografi te nje prej djemeve te tij, per te cilin thoshte se e kane vrare ne itali. I moshuari ka shfaqur tronditje te forte mendore dhe policia ka nderhyre me force per ta penguar te demtoje veten.

I moshuari eshte prangosur dhe eshte shoqeruar nga policia per ne komisariat, per te sqaruar rrethanat e ketij veprimi ekstrem.

Top Channel