Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e së mërkurës në Tiranë, pak
metra në afërsi të selisë së Ambasadës Amerikane duke krijuar panik edhe
të banorëve në rrugën “Budi”.
Nje shtetas palestinez Anuar Rizvik 43 vjeç, humbi jetën nga plaget e rënda të marra, gjatë këtij shpërthimi. Eksplozivi ishte vendosur ne porten e nje vile dykateshe ku banonte palestinezi dhe bashkeshortja e tij.
Mekanizmi i eksplozivit ishte vendosur ne menyre te atille, qe te vihej ne levizje pas hapjes se portes, megjithese ka qene e pajisur edhe me mekanizmin e komandimit ne distance. I vendosur ne pjesen e jashtme te saj nuk i ka dhene mundesine Rizvikut ta shquaje ate ne momentin qe po dilte nga apartamenti i tij.
Fakti qe dyshimet e para te policise bien mbi persona qe mund te kene qene ne momentin e shperthimit ne afersi te zones ku ajo ndodhi, jane kryer kontrolle por qe kane rezultuar vetem me te shoqeruar te personave qe ishin ulur ne lokalet ne afersi te viles. Policia nuk ka percaktuar ndonje piste te sakte hetimore.
Fillimisht ajo ka verifikuar nese ishte apo jo anetar i trupit diplomatik, nga ku mori edhe informacionin e sakte qe anuar punonte per fabriken e çimentos në Fushë-Krujë, ne pozicionin e ekonomistit dhe te zevendesmenaxherit te pergjithshme te fabrikes.
Kjo eshte pista ne te cilen po punohet per momentin. Ajo ka shoqeruar te dyshuarit e perhershem ne Fushë-Krujë, per perdorim eksplozivesh, nderkohe qe po merr ne pyetje nje numer te madh personash. Eksplozivi po i nenshtrohet analizave laboratorike per te percaktuar qarte llojin e saj, si edhe menyren e sakte te mekanizmit te shperthimit. Anuar kishte marre edhe nenshtetesine shqiptare, vetem para gjashte muajsh pas nje dekreti te nxjerre nga presidenti i Republikes.
Valë ndalimesh në Fushë-Krujë
Pas vrasjes në Tiranë të palestinezit Anuar Rizik, zevendësmenaxher i përgjithshëm i një prej fabrikave të çimentos në Fushë-Krujë, forca të shumta të policisë së komisariateve të Krujës dhe Durrësit, të mbeshtetur edhe nga forcat speciale kanë zbarkuar ne fshatin Zallë.
Te pakten 20 persona jane shoqeruar ne stacionin e policise se Fushë-Krujës, për t’u marre ne pyetje mbi ngjarjen e ndodhur ne Tirane. Pjesa me e madhe e tyre jane persona te shoqeruar edhe me pare nga policia, si te dyshuar per vendosje eksplozivi ne kete zone.
RENEA ka kontrolluar edhe banesen e shtetasit Ylli Zalla,i cili para pak muajsh eshte arrestuar dhe vazhdon te jete ne qeli, i akuzuar si posedues i nje sasi te konsiderushme lende plasese kryesisht tritol. Policia nuk ka lene pa kontrolluar as kasollet e bagetive apo mullaret e barit, per ndonje fshehje te mundshme te lendeve plasese.
Vrasja e nje prej administratoreve kryesore te komopanise libaneze te çimentos, vjen pas nje sere konfliktesh te dhunshme mes banoreve te fshatit dhe kompanise qe ka ne pronesi fabriken, për çështje te pronesise mbi token. Ne te pakten 12 raste jane shenuar vendosje eksplozivi ne rruget qe lidhin kete fabrike me rrugen nacionale, uren, linjen hekurudhore, deri tek shtyllat e tensionit te larte qe furnizonin me energji kete fabrike.
Konflikti mes banoreve dhe kompanise ishte zgjidhur ne menyre informale, ku çdo familje merrte nga nje shume prej 70 mijë lekësh në muaj për të mbajtur në heshtje konfliktin e pronesise mbi tokes dhe koston e ndotjes se mjedisit. Pas nderprerjes se kesaj pagese nisën atentatet. Me gjithe mjedisin e dhunshme qe u prodhua asnje hetim coi ne burg ndonje person apo te parandaloje atentate e radhes. Edhe pse policia pretendon se kryen kontrolle gjate nates ne kete zone, as ajo e as sherbimet inteligjente ne vend, nuk arriten dot ta ndalin zinxhirin e shperthimeve te eksploziveve. Te gjithe te arrestuarit, si te dyshuar per keto ngjarje nga policia dhe prokuroria jane liruar me pas nga gjykata per mungese provash.
Nderkohe qe puna ne fabriken e çimentos ne Fushe-Kruje ka vazhduar normalisht edhe pse masat e sigurise jane shtuar, ku rojet e sigurise kontrollojne me imtesi te gjithe mjetet qe hyne dhe dalin nga fabrika.
Top Channel