Timoshenko ndërpret grevën e urisë

09/05/2012 00:40

Ish-kryeministrja e Ukrainës, që ndodhet aktualisht në burg ka vendosur t’i japë fund grevës së urisë, që zgjat prej 19 ditësh. Jevgenia Timoshenko shpjegoi se ëma do të dërgohet të mërkurën në spital, ku  do të kurohet nga mjekët gjermanë për problemet me kollonën.

“Sot nëna ime u vizitua nga Mjeku gjerman Harms dhe ata biseduan së bashku. Ai i komunikoi një mesazh të Këshillit të Mjekëve, i cili thoshte se nëse trajtimi nuk nis në të ardhmen e afërt, kjo mund të cojë në paaftësi. Nën vëzhgimin e tij, nëna ime do të transferohet në spital dhe për momentin kurimi nuk mund të nisë shpejt për shkak të grevës së urisë”, tha e bija ish-kryeministres, Yevgenia Timoshenko.

Julia Timoshenko hyri në grevë, pas keqtrajtimit nga rojet e burgut. Këta të fundit hodhën poshtë cdo akuzë. Përkrahësit e saj publikuan disa foto të udhëheqëses së opozitës ukrainase me njolla në trup. Jevgenia tha se e ëma ka humbur 10 kg gjatë këtyre ditëve, temperatura e trupit i ka rënë ndjeshëm dhe ajo mund të ikë nga momenti në moment.

Julia Timoshenko u dënua me shtatë vjet burg në tetor e akuzuar për abuzim detyre, gjatë kohës kur ishte kryeministre e Ukrainës. Si bashkimi Europian ashtu dhe Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar gjyqin kundër saj si të motivuar politikisht duke kërkuar lirimin e saj të shpejtë.

Julia Timoshenko është armikja e përbetuar e presidentit Viktor Janukovic. Ajo ndihmoi në rrëzimin e tij nga pushteti gjatë Revolucionit Portokalli të vitit 2004.

Më herët, autoritetet ukrainase vendosën të shtynë samitin europian që do të zhvillohej më 11-12 në Maj, pasi presidentët e Gjermanisë, Austrisë, Rumanisë dhe Republikës Ceke anulluan udhëtimin. Kryefjala e bojkotit ishte trajtimi i Julia Timoshenkos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA