Një statuje prej druri e Stalinit, duke urinuar, porsi vogëlushi që shpëtoi Brukselin, ka ndezur polemikat në Ukrainë.
Aktivistët e partise nacionaliste “Brats/Tvlo” apo “Vllazërimi” kanë dashur t’i kundërpërgjigjen planeve të komunistëve për të vendosur monumentet e diktatorit sovjetik, në prag të 9 Majit, “Ditës së Fitores”.
Statujat prej druri, 1.5 metra e lartë, e lyer me të verdhë të shndëritshme, u vendosën në Kiev dhe Lvov. Ato u hoqën nga policia pak orë më vonë.
Ukraina së bashku me ish-republikat sovjetike do të kremtojë 67 vjetorin e fitores së aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, më 9 Maj por për nacionalistët, kjo nuk është vecse periudha e pushtimit rus. Ata kanë planifikuar të vendosin të tilla monumente edhe në qytete të tjerë.
Top Channel