Mbështetja e martesës mes personave të të njejtit seks nuk vjen pa kosto për Barack Obamën.
Presidenti i SHBA-ve mori një pozicion të mërkurën me kthesën e linjës së Shtëpisë së Bardhë, të konsideruar historike përballë lëvizjes së fundit të të drejtave të njeriut, duke dhënë kështu provën më të rëndësishme sa shpejt kanë evoluar gjerat mbi një çështje që vetëm pesë vjet më parë, konsiderohej politikisht toksike.
”Me përfshirjen në këtë debat, ngurrues apo jo, Obama përballet me një rrezik jo të vogël”, thotë “Neë York Times”. Një ditë para se të pozicionohej hapur, votuesit në Karolinen e Veriut, një shtet kyç për planin e rizgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe vendi ku do të mbahet konventa e demokrateve këtë verë, aprovoi me 20 pikë diferencë një amendament kushtetues i cili ndalon martesat gay.
Bëhet fjalë për të 31-tin shtet ameriken që e kalon një amendament të tille. Ashtu siç e tregoi dhe George Bush në 2004-tën, kur fushata e tij ndermori iniciativa kundër martesave gay në një sërë shtetesh të lëkundura, kundërshtaret janë shumë më të prirur të votojnë për çeshtje të tilla sesa përkrahësit.
Mitt Romney, kandidati i mundshëm republikan për Presidencen, u tregua i shpejtë me deklarimin si kundërshtar i lidhjeve në kurore mes personave të të njëjtit seks.
Komentet e tij, ish guvernatori i Masaçustesit i bëri fill pas pohimeve të Obames. Dhe sado të ketë ndryshuar qëndrimi kombëtar për këtë çështje, ajo vazhdon e kundershtuar nga votuesit afro-amerikane dhe ata latine, dy grupet qëndrore të suksesit të Obamës.
”Megjithatë, Obama mund të thuhet se nuk kishte shume zgjedhje. Për të do të përbënte rrezik edhe thjesht qëndrimi mënjanë në një kohe kur shume amerikanë”, thote gazeta, “përfshi anëtarë të të dy partive, e kanë mbeshtetur martesen gay. Ai thjesht nuk mund të bëjë mënjanë sepse do të ishte një imazh jo fort pozitiv”, thonë shumë demokratë, për njeriun që u kthye në të parin president me ngjyre të vendit.
Top Channel