I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë çështjen e
ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, duke pranuar kërkesën e dy prej
të mbijetuarve të tragjedisë së Gërdecit, Roxhers Durda dhe Alketa
Hazizaj, të cilët dy vjet më parë i kërkuan Gjykatës së Lartë,
procedimin penal të ish-ministrit për akuzën e plagosjes së rëndë nga
pakujdesia.
Rikthimi i kësaj çështjeje në Gjykatë do të thotë se pritet të diskutohet sërish çështja e imunitetit të ministrit Mediu.
“Gjykata Kushtetuese e gjeti të papajtueshme me Kushtetutën këtë vendim dhe ka vendosur të rikthejë cështjen për gjykim në Gjykatën e Lartë, pra atje ku çështja duhet të ishte gjykuar po themi që në vazhdim të datës 1 mars 2010. Gjykata e Lartë i vendosi një lloj muri gjykimit që duhet të vazhdonte ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes dhe ky mur sot është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Bëhet fjale për dy raste, por pritet që të njëjtin fat të pësojnë gjithë rastet e tjera të të gjithë të plagosurve”, thotë avokati i të plagosurve, Dorian Metaliaj.
“Eshtë një shpresë, jo se na kthehen ata që ne kemi humbur, por është një shpresë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, thotë Feruzan Durda, kreu i Shoqatës së Viktimave të Gërdecit.
Dy vjet më parë, Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e dy të plagosurve, për fillimin e procedimit penal për zotin Mediu, ndërkohë që dy paditësit iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, Gjykata e Lartë duhet të fillonte procedimin, pasi nuk është kompetencë e saj të refuzojë procedimin penal, sepse kjo është kompetencë e Prokurorisë. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë duhej të bënte veprime, si vlerësimi i provave dhe thirrja e dëshmitarëve.
Top Channel