Laç, aksident i rëndë rrugor
09/05/2012 00:00
Një aksident tragjik ka ndodhur sërish në rrugën nacionale që lidhë autostradën Fushë Krujë – Milot me qytetin e Laçit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit aksidenti ka ndodhur në rrugën e Patokut, rreth 500 metra mbi supërstradën.
Një autoveturë tip Benz është përplasur me një furgon, ku për pasojë ka gjetur vdekjen edhe drejtuesi i automjetit.
Burimet zyrtare të policisë bëjne të ditur se nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën 40-vjeçari Ajet Lika, ndërsa është plagosur rëndë edhe bashkëshortja e tij, si edhe drejtuesi i furgonit.
Shkak i aksidentit sipas policisë mendohet të jetë shpejtësia e madhe e dy mjeteve.
Top Channel