Portugalia ka vendosur të heqë 4 nga 14 datat nga lista e saj e festave kombëtare në kuadër të masave të ashpra për daljen nga kriza ekonomike.
Dy festa fetare dhe dy festa të tjera kombëtare do të pezullohen për pesë vite, deri në vitin 2013. Vendimi për “heqjen” e festave fetare nga kalendari është marrë pasi është biseduar edhe me Vatikanin.
Portugalia ka ulur rrogat e sektorit publik dhe ka rritur taksat për të ulur deficitin buxhetor. Vendit iberik i është akorduar vitin e kaluar një hua prej 78 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Portugalia shpreson që pezullimi i festave dhe rrjedhimisht eliminimi i ditëve të pushimit do të rrisë konkurrencën dhe t’i japë një shtysë ekonomisë së vendit.
Festat e pezulluara janë Dita e Shenjtorëve më 1 nëntor, Corpus Christi më 8 qershor, përvjetori i themelimit të republikës portugeze më 5 tetor 1910 dhe përvjetori i pavarësisë së Portugalisë nga Spanja, më 1 dhjetor 1640.
Top Channel