Raportet nga Shtetet e Bashkuara zbulojnë se personi që do të kryente sulmin vetëvrasës me bombë, në komplotin ajror të publikuar dy ditë më parë, në fakt ishte një agjent i dyfishtë.
Zyrtarët amerikanë janë cituar të kenë thënë se personi i dërguar nga baza e Al-Kaedas në Jemen për të sulmuar një aeroplan në SHBA, ishte një i infiltruar në grup.
Më pas agjenti i dyfishtë la Jemenin, udhëtoi nëpër Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u dorëzoi bombën bashkë me informacionin në lidhje me Al Kaedan në Gadishullin Arabik, CIA-s, shërbimeve të inteligjencës Arabe dhe agjencive të tjera të huaja të zbulimit, thotë media amerikane.
Bomba, e cila ishte menduar të kalonte pa u vënë re nga siguria në aeroport, i është dhënë FBI-së, e cila tashmë është duke e analizuar.
Gazeta “The Times”, duke cituar zyrtaret, ka thënë se agjenti punonte për inteligjencën Saudite, e cila ka “bashkëpunuar ngushtë” me CIA-n për vite me rradhë. Zyrtarët, të cilët nuk do të bëjnë publik identitetin e agjentit, thanë se ai ndodhet i sigurt në Arabinë Saudite.
Shërbimet sekrete të SHBA mësuan muajin e kaluar se militantet bashkë me Al-Kaedan, në Gadishullin Arabik në Jemen kishin planifikuar për të sulmuar një aeroplan me një version më të sofistikuar të një bombe të fshehur në të brendshmet e pasagjerit agresor, të ngjashëm me atë të përdorur në një përpjekje të dështuar në vitin 2009, raportoi agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Top Channel