“Humbin” dëshmitarët e Tahirit

09/05/2012 00:00

Procesi gjyqësor, ku Argita dhe Shkëlzen Berisha kanë paditur deputetin
socialist Saimir Tahiri për shpifje, është zhvilluar me dyer të
mbyllura.

Në seancën e radhes, Gjykata e Tiranës do të caktonte marrjen në administrim të provave, si edhe do të shprehej për dëshmitarët e kërkuar nga i padituri. Pas perfundim të seancës, Tahiri u shpreh se Gjykata i refuzoi të drejten e provave dhe dëshmitaret që kërkoi. Deputeti i Partisë Socialiste shtoi akuzat ndaj Kryeministrit dhe femijeve te tij.

“Unë kërkova në Gjykatë dhe mora kohë që këto prova t’i kërkoj vetë dhe institucioneve shqiptare do ia kërkoj zyrtarisht vetë, duke synuar që në këtë proces gjyqësor të bëj ç’ështe e mundur të bëhet drejtësi dhe të mos lejoj, në asnjë mënyrë, që Gjykata të bëhet instrument në dorën e pushtetit të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij”, tha Tahiri.

Por deputeti Tahiri tha se deshmitaret e kerkuar prej tij nuk u pranuan nga Gjykata me pretendimin, se nuk ua dinte adresat, nderkohe qe u beri thirrje publike atyre per t’u paraqitur ne proces.

“Argita Berisha, adresa, një kat sipër shtëpisë së Sali Berishës, e ruan Garda dhe ka Gjykata ku ta gjejë, Shkëlzën Berisha, vila në Mullet, ajo më e madhja dhe më e bukura, Damir Fazllic gjehet lehtë sa herë ka tendera publikë në kafen e ‘Sheratonit’, Mihal Delijorgji në arrest shtëpie, Fatmir Mediu, në Ministrinë e Mjedisit, Aldo Bumçi, në Ministrinë e Kulturës, Viktor Gumi, në Kuvend, ndërsa gjeneral Luan Hoxhën nuk e gjej dot unë, nuk e ka gjetur dot as Gjykata, ky është në arrati”, tha Tahiri.

Top Channel