Gjirokastër, kapen 170 kg drogë, në kerkim 4 persona

09/05/2012 00:00

Rreth 170 kg drogë janë sekuestruar nga Policia e Gjirokastrës. Pas nje
aksioni te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte eshte bërë e mundur bllokimi
i lendes narkotike ne nje automjet ne fshatin Sofratike, ndersa
drejtuesi i automjetit ka mundur te largohet se bashku me 3 persona te
tjere.

Burime nga policia kufitare bejne te ditur se prej ditësh kishin ngritur nje postbllok ne fshatin Sofratike pas informacioneve te marra ne rruge operative.

Sapo eshte pikasur makina policia eshte vene ne ndjekje dhe drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtesine, duke u perplasur me nje mur dhe me pas ka braktisur mjetin dhe eshte larguar ne drejtim te paditur. Policia po punon per kapjen e tij dhe te 3 bashkepunetoreve te tij.

Elbasan, kapet drogë, pranga 4 personave

Katër persona kane rene ne prangat e bluve të Elbasanit pasi jane kapur me 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Këta shtetas u arrestuan nga Policia e Elbasanit të martën, pas operacionit të koduar “Kalimtari”, ku u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i 6 kilogramë kanabis dhe arrestim i Ervis Nastimit, Avni Gurrës, Florian Sulollarit dhe Florian Turkas.

Të kater leta persona ishin duke udhetuar me ne automjet me targa te Korçës dhe policia i ndaloi ata ne fshatin Urake, dhe pasi ka bere kontroll te imtesishem te autmjetit ka zbuluar lende narkotike.Sipas policise lenda narkotike kishte si destinacion shitjen ne qytetin e Prrenjasit.

Top Channel