PS, tryeza për sportin

08/05/2012 15:35

Në qytetin e Elbasanit është zhvilluar tryeza e Partisë Socialiste për sportin, ku është prezantuar një program voluminoz i përgatitur nga një grup pune i udhëhequr nga deputeti Fidel Ylli.

Ndërkohë, kryetari i opozitës Edi Rama u ka kujtuar edhe një herë të
gjithëve se, veç emrave të sportistëve që kanë bërë historinë e
Elbasanit, në këtë qytet është edhe një tjetër fenomen, ai i
ngjarjeve anormale në
ambientet sportive.

“Fatkeqësisht kjo zonë ka prodhuar edhe një personazh negativ të njohur për dhunën në sport, deputetin Dashnor Sula. Ai është i dashuruar pas dhunës dhe jo sportit. Arriti të nxirrte dhe armën në një mjedis sportiv”, është shprehur kreu i Partisë Socialiste.

Ndërkohë, deputeti Ylli sa i përket programit ka theksuar edhe një herë se ky prezantim nuk po bëhet në momentin e fushatës për të thithur sa më shumë vota, por është duke u bërë pikërisht në këtë moment pasi Partia Socialiste çështjen e sportit e ka si vendim politik.

“Sporti të largon nga droga, veset e këqia dhe dhuna që ka pushtuar stadiumet tona. Ne do të kemi tolerancë zero ndaj dhunës”, ka deklaruar Fidel Ylli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA