Rrokada e pushtetit ndodhi. Ashtu sic pritej, dhoma e ulet e parlamentit rus, Duma miratoi presidentin e sapolarguar, Dmitri Medvedev si kryeministër të vendit.
Posti deri dy ditë më parë mbahej nga Vladimir Putin, që dje u “kurorëzua” president i Rusisë. Dhe me të ardhur në këtë post, një ndër dekretet e para të nxjerra nga Putin, ka qenë ai i emërimit të Dmitri Medvedev në krye të pushtetit ekzekutiv.
Por përpos kësaj, në fund të muajit maj, që “skenari Putin” të jetë i realizuar totalisht, Medvedev do të marrë edhe postin e kreut të partisë Rusia e Bashkuar, duke kompletuar totalisht rrokadën e pushteteve.
Edhe gjatë votimit nga Duma, ashtu sikundër gjatë betimit të Putin, opozita ruse organizoi protesta kundër asaj që ajo e quan pushtet absolute të Putin, njeriu i cili që nga nisja e viteve 2000 është shndërruar në “carin” e Rusisë moderne.
Top Channel