Talasemia, QSUT diagnostikon 20 raste në vit

07/05/2012 00:00

Rreth 7 për qind e popullatës në Shqipëri konsiderohet mbartëse e sëmundjes së rëndë të gjakut talasemisë.

Laboratori Biokimik Klinik ne QSUT diagnostikon rreth 20 raste te reja lindjesh me Homeglobinopati ne vit, me një shpërndarje gjeografike të pacientëve nga i gjithë vendi.Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha në një takim me mjekë shqiptarë e të huaj hematologë tha se kjo gjendje shton nevojën e spitaleve për gjak.

Ne prag te Dites Boterore te Talasemise, Fondacioni ‘Femijet Shqiptare’ organizoi një konferencë ku merrnin pjesë  mjeket me te mire onkohematologe nga spitali ‘Saint Anna’ ne Vjene te Austrise, të cilët ofruan bashkëpunimin e tyre me mjekët shqiptarë per trajtimin e pacienteve te vegjel me semundje gjaku.

Dr. Anila Godo, shefe ne sherbimin e Onkohematologjise ne Spitalin Pediatrik te QSUT, referoi disa te dhena mbi situaten epidemiologjike te kancerit te kockave ne moshen pediatrike, ndersa mjeket austrikake evidentuan te dhenat e tyre, mjekimet, terapite qe ndiqen duke shpjeguar tendencat bashkekohore qe praktikohen.

Top Channel