
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, caktoi datën 10 maj për t’u shprehur
për kërkesat paraprake të palëve në çështjen Prifti – Beqiraj.
Ashtu siç ishte lënë në seancën e mëparshme, prokurori i çështjes Bujar Sheshi bëri propozimet e tij në lidhje me kërkesat paraprake të avokatëve.
Prokurori i tha gjykatës se kërkesat e avokatëve për shpalljen si të pavlefshëm të akt-ekspertimit të Glen Bart, referuar një vendimi të mëparshëm të gjykatës për çështjen ndaj Ilir Metës, nuk ka përse të merret parasysh.
Sipas prokurorit, vendimi i Gjykates se Larte ne kete rast eshte i ndermjetem dhe se ai nuk mund te kete force detyruese.
Megjithate prokurori komentoi mbi vendimin ku u shpall e pavlefshme ekspertiza e ekspertit amerikan ne çështjen “Meta”, duke shtuar se ky vendim eshte marre ne kundershtim me te gjithe praktiken 16-vjeçare te zbatuar nga i gjithe sistemi i gjykatave shqiptare.
Prokurori u shpreh se vete Gjykata e Larte ka me dhjetëra çështje te gjykuara, kur ekspertimet e kryera në të njëjtat kushte me atë te çështjes objekt gjykimi, janë cilesuar të drejta dhe të bazuara në ligj.
Top Channel