Në Kongresin e Parë të Noterëve në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha
evidentoi si jetike punen e tyre, jo vetëm për lehtësimin e shërbimeve
ndaj qytetarëve, por edhe si një hallkë kyçe në luftën kundër pastrimit
të parave të pista.

Duke qene se noteret jane ata qe bejne te vlefshem dokumentat ligjore dhe prej te cileve kalojne shume transaksione, kryeministri Berisha vuri theksin tek rendesia e punes ne luften kunder terrorizmit.

“Çfarë tregojnë të gjitha vëzhgimet e analizat e lidhura me terrorizmin, si kërcënimi më direkt për shoqërinë e sotme. Terrorizmi ka një mekanizëm, pa të cilin nuk mund të ekzistojë dhe ky mekanizëm është larja e parave. Kontributi juaj në këtë fushë është jetik, vendimtar. Unë ju shpreh vlerësimin tim, sepse agjencitë respektive më kanë informuar se ato kanë një bashkëpunim plotësisht të besueshëm dhe që e vlerësojnë lart, me zyrat tuaja. Lufta kundër larjes së parave të pista është një luftë për sigurinë dhe siguria është më e para për çdo qytetar, çdo vend e shoqëri”, tha Berisha.

Top Channel