Për herë të parë pas gati 6 muajsh, në Komisionin e Reformes Zgjedhore
është shfaqur një çarje mes dy forcave të mëdha politike.

Kur te gjithe besonin se deri me 15 maj, qe eshte afati i fundit per mbylljen e te gjithe reformes, konkluzioni i mbledhjes së radhës është se të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën se nuk po respektojne marrëveshjen.

Dhe behet fjale vetem per nje pike te nje neni qe ka te beje me rastet kur partite kane te drejte te hapin kutite e materialeve zgjedhore.

Damian Gjiknuri: Bëhet fjalë për nenin 116 të draftit, ku është rënë dakord që kutitë e materialeve zgjedhore të mos hapen në vendin e numërimit të votave, por të hapen vetëm për disa shkaqe të caktuara, ku janë listuar disa nga këto shkaqe në pikën 6 të këtij neni, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit ankimor. Zotërinjtë sot, në mënyrë krejt të papritur dhe jam shumë i zhgënjyer nga kjo, e mohojnë këtë, nuk është teksti që kemi dakort.

Oerd Bylykbashi
: Eshtë bërë një formulim që ndryshon thelbësisht këtë konsensus të arritur, që është futur, nën rrogoz dhe bën ndryshim thelbësor të një momenti kompromisi, i cili synon përmirësimin maksimal të procesit të numërimit. Do të krijonte një problem shumë të madh, sepse atë që neve sot bëjmë, 4500 kuti të materialeve zgjedhore, i hapim 66 KZAZ, duke e fraksionuar ngarkesën e punës, të gjithën më pas ta bëjmë duke e hapur me proces ankimor të 4500 kutitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila do të rrënonte procesin ankimor, do ta zgjaste në mënyrë të skajshme.

Damian Gjiknuri: Kishim rënë dakort, ka qenë pjesë e një pakete të negociuar. Kemi edhe komunikimet e plota elektronike të ekspertëve, të anëtarëve të Komisionit me këtë tekst. Ky tekst ka mbi një javë, që është në duart e komisionit dhe sot krejt papritur Partia Demokratike heq dorë. Nuk e kuptojmë cfarë ka ndodhur, pse është ky qëndrim, a është qëndrim taktik që do të prishë një konsensus të arritur? Ose do të pranohet ky variant siç është, ose nuk di cfarë të them, do të shkojmë te varianti i vjetër. Nuk mundet që mos hapen materialet zgjedhore, madje edhe kur ka shkaqe të mirëfillta për t’u konstatuar shkelje, kjo është e papranueshme, kjo është të mbyllësh prapë dokumentacionin, të mos krijosh transparencë

Oerd Bylykbashi
: Ajo që nuk shkon është vetëm futja e këtij formulimi në mënyrë jo të rregullt në Komision. Besoj që riformulimi nga ekspertët mund ta sjellë menjëherë.

Top Channel