Drejtësia në regres

04/05/2012 00:00

Cherie Blair, këshilltarja e Mbretëreshës së Anglisë për Çështjet e
Drejtësisë dhe bashkeshortja e ish-kryeministrit britanik, shprehu
keqardhje që besimi i publikut tek drejtesia në Shqipëri, që pas vitit
2009, ka pësuar regres.

Blair, njohese e mire e problematikes se gjyqesorit ne vendin tone, kerkoi ndeshkimin e avokateve qe zvarrisin proceset gjyqesore, por gjithashtu kerkoi qe buxheti i qeverise per gjyqesorin te rritet pavaresisht krizes ekonomike.

“Nuk mund te kete integrim ne BE-së, pa reformat ne gjyqesor. Dy te tretat e shqiptare nuk besojne tek drejtesia, duke e kthyer mbrapsht Shqiperine ne vitin 2009. Nga 2005 deri ne 2009, po behej progres. Me gjendjen ne te cilen ndodheni, nuk mund te integroheni ne BE, duhen me shume reforma.  Kam degjuar se avokatet ne Shqiperi, mungojne enkas ne proces per ta zvarritur ate. Dhe eshte e patolerueshme qe asnje prej tyre nuk eshte proceuar nga Dhoma e Avokateve per performance te dobet. Financimet e qeverise per gjyqesorin jane te vogla. Pavaresisht krizes financiare duhet te jepen me teper fonde. Nje gjendje e mire financiare e gjyqesori jep me shume pavaresi”, tha Blair.  

Ndersa anetari Gjykates se Larte, Ardian Nuni shprehu rezerva per ligjin e Gjykates Administrative, duke u shprehur se per here te pare vullneti politik ishte ne dem te drejtesise. Nuni theksoi se, perfomanca e trupes gjyqesore shqiptare eshte pergjegjesi e mosfunksionimit te KLD-se.

“Nuk mund të thuhet plotesisht se ai ka mundësuar krijimin e nje trupe gjyqësore me integritet moral dhe profesional të bindshem per publikun, sic duket nuk eshte e mjaftueshme qenia ne perberje te tij e 9 anetareve te zgjedhur nga vete koleget e tyre gjyqtare. Ne kushtet qe garancite kushtetuese per pavaresine e gjyqtarit dhe te gjyqtareve jane nder me te lartat ne Evrope, natyrshem shtrohet pyetja: Çfare e kercenon pavaresine e gjyqesorit?, tha Nuni.

Ne konferencen e organizuar nga Unioni i Gjyqtareve “Reforma gjyqesore, si nje nder prioritetet e sfides se integrimit ne BE”, mori pjese edhe zevendeskryatri i gjykates se Strasburgut Jozef Kasadevall Medrano, i cili referoi per konceptin e nje gjykate te paanshme, duke marre shmebuj te ndryshem te proceseve gjyqesore ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB