Trukimi i ndeshjeve
03/05/2012 20:10
Prokuroria shqiptare i premton UEFA-s se do t’i shkojë deri në fund hetimit të ndeshjeve të dyshuara si të trukuara në futbollin shqiptar.
Pas takimit të parë mes Pier Kornu, anëtar i drejtorisë së integritetit dhe çështjeve rregullatore në UEFA dhe drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme, sekretari i FSHF-së Eduart Prodani theksoi se dyshimet mbi ndeshje të trukuara nuk do të anashkalohen më.
“Për raste të ndryshme do të kemi një bashkëpunim efektiv për ndeshjet e trukuara”, deklaroi Eduart Prodani.
Mësohet se për shkak të specifikave të veçanta të çështjeve të trukimit, drejtuesit e organit të akuzës në Shqipëri i kanë kërkuar të deleguarit të UEFA-s trajnim për prokuroët shqiptarë.
Top Channel