Tjetër tragjedi në botën e sportit

03/05/2012 12:05

Një tjetër tragjedi është verifikuar në botën e sportit. Ylli i futbollit amerikan, Junior Seau është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni.

Autoritetet policore lokale dyshojnë për një vetëvrasje, pasi sportisti është gjetur nga e dashura e tij me një plagë plumbi në gjoks ditën e mërkurë.

Mamaja e Seau, Luisa, ishte me të vërtetë e tronditur kur doli të fliste për gazetarët jashtë shtëpisë së të birit. “I lutem Zotit, të lutem më merr mua dhe lëre djalin tim, por është shumë vonë”, tha ajo.

Seau ishte një lojtar kyç i ekipit San Diego Chargers dhe kishte luajtur 20 sezone në Ligën Kombëtare të Futbollit, NFL.

Ai luajti për 12 vjet me ekipin e vendlindjes së tij, Chargers, duke i mundësuar paraqitjen e vetme në Super Boël, pas sezonit të vitit 1994.

Në një deklaratë skuadra e tij tha: “I gjithë ekipi është i tronditur dhe e ka të vështirë ta besojë. Ne i kërkojmë kujtdo që të ndalojë atë që po bën dhe të bëjë një lutje për Junior dhe familjen e tij”.

Pasi luajti me San Diego Chargers nga viti 1990 në 2002, Seau kaloi në ekipin Miami Dolphins dhe Neë England Patriots, para se të tërhiqej në fund të sezonit të vitit 2009.

Në vitin 2010 ai drejtoi makinën e tij drejt një humnere, disa orë pasi ishte arrestuar nën dyshimin e dhunës në familje.

Dy ditë më parë, bota e sportit u trondit nga vdekja e papritur dhe në rrethana misterioze e kampionit norvegjez të notit, Alexander Dale Oen, i cili ndodhej në SHBA për stërvitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA