Festa e titullit e Real Madrid

03/05/2012 21:40

Lojtarët e Real Madrid festuan pasditen e së enjtes titullin kampion numër 32 në historinë e tyre në sheshin Cibeles, ku ishin mbledhur mijëra tifozë.

Kapiteni Iker Casillas theksoi se “madrilenët e meritojnë këtë sukses pas një kampionati ku vuajtëm shumë”.

Siç është zakon kur Real fiton trofe, kapiteni i ekipit viziton bustin e Perëndeshës Cibeles dhe i vendos flamurin me stemën e klubit.

Reali i Madridit u shpall kampion i Spanjës pas fitores 3-0 në Bilbao ndaj Atletikos të mërkurën në mbrëmje.

ë kuotën e 94 pikëve madrilenët mbyllin dy javë përpara përfundimit të sezonit cështjen e trofeut, duke ndërprerë hegjemoninë e Barcelonës.

FOTO GALERI
1/2
Lojtarët festojnë në autobus

Top Channel