Padia e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese njofton se kur do të mbahet seanca plenare Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu përmes një artikulli thotë se ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur.
“Në Shqipëri, panorama ka qenë e përzier. Nga ana pozitive u pa përparim në miratimin e legjislacionit të rëndësishëm për shpifjen. Ky ishte një hap i vërtetë përpara. Megjithatë, nga ana tjetër, raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për Të Drejtat e Njeriut vërente një numër fushash që kanë nevojë për përmirësim”, tha Arvizu.
“Media është aktive dhe në masë të gjerë e pakufizuar; megjithatë, pati raste presioni politik të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi median, përfshirë kërcënime ndaj gazetarëve. Në disa raste presioni politik dhe mungesa e fondeve kufizuan median e shkruar të pavarur, e gazetarët raportuan se kishin ushtruar gjerësisht vetëcensurë”.
Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu i referohet konstatimeve për censurën dhe mungesën e kontratave të punës që i bën shpesh gazetarët të raportojnë në mënyre jo objektive.
“Ambasada e SHBA në Tiranë shpreson që të gjithë aktorët, Parlamenti Shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët, do të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura që do të çojnë përpara larminë e medias në Shqipëri. E ardhmja e drejtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur”, tha ai.
Diplomati amerikan në Tiranë thotë se në disa raste, nuk janë vetëm qeveritë që sulmojne, kanosin dhe kërcënojnë gazetaret. Janë kriminelët, kartelet e drogës, terroristët apo fraksionet politike. Duke nënvizuar këtë ai flet për pasojat që vijnë: “Kur gazetarët kërcënohen, sulmohen, burgosen, apo zhduken, gazetarët e tjerë vetëcensurohen. Nuk raportojnë më lajmet. Ulin tonet e lajmeve. Lënë hollësi pa përmendur. Burimet nuk i ndihmojnë më. Redaktorët hezitojnë të botojnë artikuj. Vendin e së vërtetës e zë frika. Të gjitha shoqëritë tona vuajnë”, theksoi Arvizu.
Në artikullin e tij, që erdhi në këtë ditë të rëndësishme për lirine e medias, Arvizu i bën një panoramë zhvillimeve në politikën botërore, nga Lindja e Mesme në Afriken e Veriut, ku gazetarët, blogerat, producentet dhe analistet u bën kronikane, duke patur një armë të vetme në dore, celularët, duke rrezikuar jetën për të shkruar të verteten, me tekst, tëiter dhe piksel.
Top Channel