Barca, skuadra më e mirë në botë

03/05/2012 00:00

Në ditën kur ka rënë nga froni i titullit kampion në Spanjë, Barcelona
ka marrë një vlerësim tjetër nga Instituti i Historisë dhe Statistikave
në futboll. Skuadra katalanase është konfirmuar si ekipi më i mirë në
botë në renditjen e re të IFFHS-së.

Barcelona mbetet si kryesuese e renditjes së përpiluar nga organizata prestigjoze me 367 pikë duke lënë në vendin e dytë ekuipinq ë i mori titullin në Spanjë, Realin e Madridit me 306 pikë.

Skuadra kampione e Amerikës së Jugut, Universidad De Chile renditet në shkallën më të ulët të podiumit, si ekipi i parë në renditjen e skuadrave jashtë Europës.  Bajerni i Mynihut është ngjitur në vendin e 4 ndërsa edhe finalisti tjetër i Ligës së Kampionëve, Celsi ka një ngritje në renditje, pasi tani zë vendin e 7.

Top Channel