Rummenigge: Respekt për Borussia Dortmund

02/05/2012 14:00

Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i Bayern Munchen, nuk dëshiron që rivaliteti mes ekipit të tij dhe Borussia Dortmundit të arrijë në nivelet e rivalitetit mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Ish-futbollisti gjerman u shpreh se skuadrat spanjolle kanë humbur respektin për njëra-tjetrën: “Nuk duhet që rivaliteti ynë të ashpërsohet aq shumë sa në Spanjë. Shikoni se si Reali dhe Barcelona e kanë humbur respektin reciprok.”

“Unë mendoj se rivaliteti me Borussia Dortmund duhet të mos dalë jashtë fushës së lojës. Është e vërtetë që këtë sezon na mundën në kampionat dhe kemi finalen e Kupës së Gjermanisë po ndaj tyre, por futbolli është lojë e duhet të tregohemi korrektë”, u shpreh Rummenigge në një intervistë për ‘Sport Bild’.

Bayern Munchen do të luajë finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj kampionëve në fuqi të Borussia Dortmund në datën 12 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA