
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se procesi i zgjedhjes
së presidentit është çështje përcaktuese për statusin e vendit kandidat
dhe se përzgjedhja duhet kryer përmes një procesi politik.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama deklaroi se është ende herët për të dolur për emra kandidatësh, por njëkohësisht është vonë për të përcaktuar identikitin e kreut të ardhshëm të Republikës.
“Kreu i ri i vendit duhet të jetë garant i Kushtetutës dhe pavarësisë së institucioneve të drejtësisë nga shumica e sotme apo e nesërme e qeverisë. Presidenti i ri duhet të jetë një faktor sigurie dhe paanësie për palët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Rama.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se çështja e Reformës Zgjedhore duhet të mbyllet brenda këtij muaji, ndërsa kërkoi heqjen e imunitetit të deputeteve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.
Top Channel