Platini: Përjashtim përjetë lojtarëve-trukues

02/05/2012 12:20

Michel Platini, presidenti i UEFA-s, theksoi se vetëm futbollistët janë ata që mund t’i japin fund problemit të trukimit të ndeshjeve dhe paralajmëroi se ata që do të fiksojnë rezultatet do të përjashtohen përjetë nga futbolli profesionist.

“Ata që bëjnë budallallëqe nuk do të luajnë më kurrë futboll”, deklaroi kreu i UEFA-s në një intervistë të publikuar në ‘France Football’.

“Kemi vënë në lëvizje një “sistem alrami” që do të shërbejë për ndjekjen e ndeshjeve të dyshimta. Githsesi provat e trukimeve nuk i gjej unë, por policia dhe drejtësia”, shtoi Platini.

Ish-futbollisti francez e konsideroi vendimtare në këto raste ndihmën e vetë futbollistëve: “Nëse një lojtar kontakton me mua dhe më thotë që një koleg i tij apo një trajner e ka marrë në telefon për të fiksuar një ndeshje të caktuar, fajtori duhet të dalë në shesh dhe të përjashtohet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA