Invalidët, protestë ditën e vizitës së Fyle

02/05/2012 20:10

Të enjten, gjatë vizitës së komisionerit europian për Zgjerimin, qytetarët shqiptarë me aftësi të kufizuara pritet të organizojnë një protestë ndërgjegjësimi për mosrespektimin e të drejtave të tyre nga qeveria shqiptare.

E organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar i personave me aftësi të kufizuara, protesta pritet të zhvillohet para Kuvendit, në momentin kur është parashikuar që komisioneri Shtefan Fyle do të mbajë një fjalim në seancë plenare.

Një ditë para vizitës, lajmi i shoqëruar me një raport alarmant i është dërguar kabinetit të komisionerit Fyle dhe institucioneve të tjera europiane nga Forumi Europian i personave me aftësi të kufizuara, organizatë e cila përfaqëson interesat e 80 milionë personave të kësaj kategorie në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA