Pezullime te Lacio

01/05/2012 00:00

Gjykatësi sportiv në futbollin italian ka dhënë me përpikmëri dënimet në
dëm të skuadrës së Lacios, pas grindjes fizike dhe fundit kaotik të
sfidën ndaj Udinezes të mbyllur 2-0.

Janë pezulluar me 4 ndeshje portieri Marketi dhe 3 ndeshje mbrojtësi Dias, ndërsa një gjobë prej 20 mijë Eurosh mori edhe skuadra bardhekaltër.

Sfida e fundjavës në Friuli po shkonte mirë por në minutat e fundit kur Udineze kryesonte 1-0, nëj tifoz imitoi vërshëllimën e arbitrit duke bërë që futbollistët e Lacios të lënë lojën. Nga ky aksion vendasit shënuan golin e dytë ndërsa ajo që pasoi ishte një grindje mes stafit dhe lojtarëve.

Portieri Marketi i cili nuk u nxorr jashtë me karton të kuq, paguan kështu dënimin për shtyrjen ndaj arbitrit Bergonzi, ndërsa Dias u dënua me 3 ndeshje për sjellje agresive. “Ishte e dukshme që kjo erdhi nga një gabim teknik i arbitrit. Kush e njeh mirë rregulloren e di se në ato momente ndeshja duhet ndalur. Rrëmuja erdhi pasi arbitrat thanë më parë se goli do të anulohej” tha drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

Top Channel