
Dy golat e realizuar nga futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi, në
fitoren 7-0 të Barcelonës ndaj Valekanos, e kanë afruar argjentinasin
drejt një tjetër rekordi.
Topi i Artë në fuqi mund të firmosë një tjetër finish historik në sezonin e fundit që po mbyll nën urdhrat e trajnerit Guardiola, i destinuar të largohet pas këtij muaji.
Lionel Messi ka arritur portugezin Cristiano Ronaldo me 43 gola në klasifikimin e shënuesve më të mirë në La Liga, ndërsa u ngjit në kuotën e 65 golave sezonalë të shënuar në të gjitha turnetë ku merrte pjesë Barca. Aktualisht Messi është vetëm dy gola larg rekordit absolut të Gerd Müller, që në sezonin 1972-73 me fanelën e Bayern-it shkroi historinë.
Kur duhen edhe 3 ndeshjen në kampionatin spanjoll, si dhe me finalen e Kupës së Mbretit në dispozicion, argjentinasi ka nevojë vetëm për të mbajtur mesataren e zakonshme të shënimit, në mënyrë që të thyejë këtë rekord prestigjioz.
Top Channel