Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu njëkohësisht ministër i Mjedisit, i
shoqëruar nga deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri në vijim të vizitës së
tyre në SHBA janë takuar me kryetarin e Kongresit, z.John Bohener, duke
shkëmbyer mendime për kontributin Shqiperise dhe faktorit shqiptar ne
Ballkan. 

Siç njofton Zyra e shtypit e Partisë Republikane zoti Bohener ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë si vend anetar i NATO-s. Gjithashtu Mediu dhe Tahiri moren pjese ne nje mengjes pune me senatorin John Kerry, kryetar i Komisionit te Jashtem dhe ish-kandidat per President i SHBA- së, liderin e senatit Hary Reid dhe disa senatorë të tjerë nga ku kanë falenderuar për mbeshtetjen e qeverise Amerikane dhe Kongresit per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Takimet e Mediut dhe Tahirit janë shfrytëzuar për të njohur bashkëbiseduesit rreth zhvilllimeve të fundit në Shqipëri duke e vendosur theksin ne qendrimet programore te partive te tyre, te cilat konsistojne pikerisht ne çeshtjen kombetare shqiptare, respektim e te drejtes se prones private si nje e drejte themelore e percaktuar si e tille ne Konveten Europiane te Drejtave te Njeriut.

Kryerepublikani Mediu e nisi vizitën në SHBA në të njëjton kohë kur atje qëndroi edhe shefi qeverisë shqiptare Sali Berisha. Kjo, mbase rastësi apo koincidencë për Fatmir Mediun i cili gjatë këtyre ditëve është pritur nga një numër i konsiderueshëm kongresmenësh. Ajo çfarë e bën më interesante, nga këndvështrimi politik këtë vizitë është shoqërimi zotit Mediu nga deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, i cili me qëndrimet e shprehura kohët e fundit është pozicionuar jo në një gjatësi vale me kreun e kësaj partie Shpëtim Idrizi.

Vizita e përbashkët me Fatimir Mediun në SHBA është ndoshta edhe nje sinjali i pari i zotit Tahiri per një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen me republikanët, duke krijuar nje grupim te vogel brenda mazhorances ne Kuvend, çka i jep ndoshta me teper peshe specifike politike ne raport me PD-ne, kreut te PR, Fatmir Mediu.

Top Channel