
Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës ka zhvilluar mbledhjen e parë pas rreth 10 muajsh përplasjesh gjyqësore për konstituimin.
Në mbledhjen ku ishin të pranishëm të 44 këshilltarët janë diskutuar cështje të miratimit të buxhetit të vitit 2011 dhe atij të programuar për 2012. Takimi i parë i të gjithë këshilltarëve është shoqëruar me debate të ashpra dhe fyerje nga të dy palët.
Të djathtët kanë ngritur pretendimi mbi parregullsi proceduriale dhe mungesë të analizës shpjeguese mbi buxhetin faktik të vitit të kaluar ndërsa pretendojnë për fryrje të administratës, punësime pa arsimin përkatës dhe shkurtim të detyruar të pagave për këtë vit.
Ndërkaq të majtët i kanë mohuar këto pretendime dhe kanë fajësuar për zvarritje të funksionimit këshilltarët e djathte. Sipas drejuesve të këshillit të ri të qarkut pengesat për realizimin e mbledhjes kanë penguar pagesën në kohë të ndërmarrjeve në varësi dhe njëherazi kanë frenuar vendimmarrjen.
Buxheti për vitin 2012 ka kaluar me votat e 23 këshilltarëve të majtë ndërsa në krye te ndërmarrjes së rrugëve rurale po me të njëjtin numër votash ka ardhur Skendër Seferi.
Pika të ndjeshme që janë bërë pjesë e debatit në këshillin e Qarkut janë investimet në disa rrugë dhe ura në Përmet dhe Tepelenë të cilat kanë ngelur jashtë skemës së finacimit për shkak të kostos së pamjaftueshme.
Top Channel