
Federata Shqiptare e Futbollit është kundër Bashkisë së Tiranës për
nisjen e punimeve për ndërtimin e parkingut në ambientet përreth
stadiumit të vetëm kombëtar në vend, “Qemal Stafa”.
Këtë e kishte shprehur publikisht në një prononcim për mediat sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, i cili theksonte se në këtë mënyrë, impianti i vetëm i licencuar nga UEFA për ndeshjet zyrtare të Kombëtares (që është në prag të eliminatoreve për Botërorin Brazil 2014), del jashtë funksionit.
Por reagimi i nëpunësit të FSHF-së është konkretizuar me një kërkesë zyrtare të institucionit më të lartë të futbollit shqiptar në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha. Në letrën e dërguar dje, FSHF kërkon nga “qeveria” e kryeqytetit shtyrjen e punimeve për nisjen e këtij parkingu në ambientet para stadiumit “Qemal Stafa”.
Letra e FSHF-së
Në letrën e dërguar dje, FSHF kërkon nga “qeveria” e kryeqytetit shtyrjen e punimeve për ndërtimin e parkingut në ambientet para stadiumit “Qemal Stafa”
Top Channel