‘Freedom House’ ka publikuar raportin vjetor per te drejtat civile,
perfshi ato politike ne bote gjate vitit 2011 dhe ndikimin qe pati
Pranvera Arabe ne vende te ndryshme.
Duke analizuar zhvillimet ne Europen Qendrore dhe Lindore raporti thote se ne keto vende klima e krizes ekonomike ne Europe ka mberritur duke patur ndikimin te drejtperdrejt dhe krijuar probleme ne funksionimin e demokracise.
Shqiperia eshte perfshire ne vendet, ku keto te dejta gjate vitit 2011 pesuan renie. Ky eshte shpjegimi ne raport perse renditen ne kategorine e vendeve ne te cilat te drejtat civile, perfshi ato politike shenuan renie.
“Shqipërisë i është vendosur shigjeta e rënies së lirisë pas vrasjes së protestuesve të opozitës në muajin Janar, polarizimi mekanizmit elektoral që shoqëroi zgjedhjet lokale në Maj dhe dështimi gjykatave në paanshmërinë gjatë një procesi korruptiv të një politikani të lartë në qeveri”, thuhet në raport.
Shqiperia vleresohet si nje vend me liri te pjesshme. Ndersa te drejtat politie dhe ato civile vleresohen me noten 3. Sipas raportit të organizates ‘Freedon House’, vendi yne klasifikohet e 107-a nga 197 vende të cilat renditen në raportin vjetor.
Top Channel