Luis Enrique nuk është i sigurtë për vazhdimësinë e tij si trajner i Romës dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të kryeqytetit italian po mendojnë për zëvendësuesin e spanjollit në rast largimi.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, pas barazimit 2-2 mes Romës dhe Napolit të shtunën Luis Enrique nuk është më i bindur si më parë për të ecur me projektin e tij dhe drejtuesit romanë po mendojnë për Villas Boas si teknikun e ardhshëm.
Portugezi u shkarkua si trajner i Chelsea në mes të sezonit dhe nuk ka marrëveshje me asnjë ekip tjetër kështu që mbetet një alternativë e vlefshme për Romën.
Verdhekuqtë renditen në vend të shtatë të klasifikimit të Serisë A me 51 pikë, katër pikë larg zonës Champions. Objektivi bëhet i vështirë kur mendon se në kuotën e 55 pikëve janë plot katër ekipe (Napoli, Udinese, Inter dhe Lazio) dhe deri në përfundim të kampionatit duhen vetëm 3 ndeshje.
Top Channel